Shkodra Post
AktualitetSport

Tifozët e Tiranës tregojnë detaje për transfertën ndaj Vllaznisë

Të shtunën Tirana do të luajë në Shkodër përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Sfida është mjaft e fortë pasi është në lojë titulli kampion.

Bardheblutë janë shkëputur 5 pikë nga Partizani i vendit të dytë, prandaj rezultati në Shkodër ka mjaft rëndësi.

Për këtë ndeshje pritet një numër mjaft i madh tifozësh të Tiranës që do të udhëtojnë në veri. Tifogrupi Tirona Fanatics ka bërë një lajmërim në rrjetet sociale për biletat dhe udhëtimin.

Nisja nga stadiumi “Selman Stermasi” bëhet në orën 15:30 të shtunën dhe bileta kushton 800 lek. Ndeshja fillon në orën 18:00.

Postimi:

Te shtunen udhetojme drejr shkodres!
Nisja nga stadiumi ne oren 15:30.
Bileta kushton 800lek.
Ekipi ka nevoje maksimale per mbeshtetje e ne do te jemi aty.
I bejme thirrje te gjithe tifozerise, perfshire dhe ata qe udhetojne me vetura personale te na bashkohen ne nisje te stadiumi “Selman Stermasi”.
*ALL IN BLACK PER TIRONEN PER FITOREN E RRADHES PER TE 30-TEN!

Related posts

Arrestohet 21 vjeçarja nga Vau Dejes e cila thiri me thikë një natë më parë një të moshuar…

Kristian Shkreli thumbon Zef Hilen: Humbja po e bën të përpëlitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale…

Kristian Shkreli: Banorët e Shkjezës të bindur për të qënë të parët në fitorën e sigurt!