Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

“Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef”, Benet Beci: Po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale…

Mirëmëngjes!
Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë..vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti. Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale.

Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira.

Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.

Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë.
Ditë të mbarë për të gjithë!

Related posts

Benet Beci: pikësynimi im ky është, ta kthejmë Shkodrën në bashkinë kampione në vend…

EMRAT/ I kishte dhënë banesën me qira, Petrit Vuksani dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri nga familjari i tij

Trajneri i Kastriotit i kënaqur me barazimin ndaj Vllaznisë, vlerëson arbitrin Jorgji