Shkodra Post
Kulturë

Luan Barova, fizarmoniçisti virtuoz/ Ai drejtoi për shumë vite orkestrën e Estradës profesioniste të Shkodrës…

Shkodra përherë është njohur si qyteti i artit dhe kulturës. Ndër vite ajo ka nxjerrë emra të shquar që ia kanë lartësuar emrin e saj. Një prej tyre ishte edhe mjeshtri Luan Barova. Ai ishte fizarmoniçisti virtuoz, drejtuesi për shumë vite i Orkestrës së Estradës Profesioniste të Shkodrës, kompozitori e orkestruesi i talentuar. Bija e tij, Amra, ishte e vogël kur mjeshtri Barova u nda nga jeta, por ajo i kujton mirë fundjavat dedikuar familjes dhe momenteve argëtuese.

Fizarmonika përfaqëson asetin më të çmuar që artisti ka lënë veç krijimtarisë.

Shumë vite më parë do të realizohej edhe një dokumentar biografik mbi jetën e Luan Barovës.

Luan Barova ishte përfaqësues i një gjenerate të talentuar, të dalë nga shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”. Ai punoi shumë me këngëtarët, përgjithësisht ata të këngës popullore shkodrane. Luan Barova do të spikaste si drejtues me ekzigjenca të larta artistike, shprehje e të cilave ishte performanca e vlerësuar e lojës instrumentale apo shoqëruese e kësaj orkestre të mirënjohur.

Related posts

Muaji i Fotografisë, përkujtohet Hilmi Mustafa…

Koncerti unik/ Spahia: Një nga netët më të veçanta dhe që do të mbahet mend gjatë nga publiku i Shkodrës…

Kalaja e Shkodres, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj…