Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Shkodër, ngjarje e rëndë në fshatin Bardhaj

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related posts

Një përballje e përgatitur nga News24/ Benet Beci publikon videon…

Ujesjelles Shkoder njofton banoret, me datë 5 Prill do të ndërpritet uji i pijshëm në këto orare…

VIDEO/ Policia e Shkodrës sekuestron armë dhe kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezër…