Shkodra Post
Kronika

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

FOTO/ Makina ku u gjetën tre kallashët e pistoleta, u vodh dy javë më parë në Shkodër. Gjenden gjurmë gishti e fije floku…

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë…

Bie në kontakt me rrymen elektrike, humb jetën punonjësi i ndriçimit në Shkodër…