Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Shkolla “Oso Kuka” në Festivalin Teatror/ Merita Smaja ishte regjizorja që udhëhoqi trupën e këtij gjimnazi…

Festivali Teatror për të Rinj që po mbahet prej ditësh në teatrin “Migjeni” me pjesëmarrjen e shkollave të qytetit dhe njësive administrative vazhdon të transmetojë emocione tek spektatorët e pranishëm. Nata e mbrëmshme solli në skenë gjimnazistët e talentuar të shkollës “Oso Kuka” që prej vitesh kanë bërë prezantime dinjitoze në këtë festival.

Nën udhëheqjen e aktores Merita Smaja, në rolin e regjisores së shfaqjes “Njeriu që pa vdekjen me sy”, të rinjtë e talentuar të kësaj shkolle me interpretimin e tyre ngjallën kureshtjen e bashkëmoshatarëve të tyre që kishin mbushur sallën e teatrit plot.

Në fund të komedisë brilante protagonistët më në krye Merita Smajën ndalen tek mesazhi i veprës dhe emocionet e skenës.Festivali Teatror do të mbyllet sonte me prezantimin e shkollës së fundit në konkurim, asaj të Gurit të Zi “At Gjon Karma” dhe në fund do të mësohet edhe gjimnazi fitues i këtij edicioni të pestë të festivalit.

Related posts

VIDEO/ Policia kufitare bllokon një mjet lundrues në Velipojë…

Humb jeten turistja gjermane në Dukagjin, ra në greminë duke vizituar “Shpellen e Harapit”…

“Kam punuar mbi 20 vjet për shtatoren e Ndre Mjedës”, skulptori: shkodranët dinë përmendësh një tufë me poezi të tij…