Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Si sot, më 15 gusht 1997 në Romë të Italisë u nda nga jeta kompozitori Çesk Zadeja…

U lind në Shkodër dhe mesimet e para në fushën e muzikës i mori pranë Kishës Françeskane në korin e kësaj kishe. Duke parë talentin e tij atë e dërgojnë në shkollë për kompozicion në një nga akademitë më të mira në bote siç është Santa Cecilia në Romë. Me një erudicion kultur muzikor, vitet e para të pas luftës do ta gjenin atë përgjegjës të departamentit muzikor pranë Radio Shkodrës e më pas do të bëhej pjesë e strukturave kulturore të ngritura në vend si Ansambli Artistik i Ushtrisë. Për këto arritje dërgohet në Moskë për të kryer konservatorin Çajkofski të Moskës nga ku me ardhjen në Tiranë tashmë do të emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas profesor në Konservatorin e Tiranës.

Ai do të jetë edhe pjesë përbërëse e nje plejade të suksesshme të udhëheqësve artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit. Muzikologjia e tij do të përkujtohet me respekt jo vetëm në Shqipëri por me plot gojën do të mund të themi që është një gurë i fortë i larmishmërisë së muzikologjisë europiane.

Related posts

PD Shkoder (rithemelimi): Gënjeshtra dhe partia Socialiste janë një binom i pandarë!…

Vllaznia, me 2 mungesa të rëndësishme ndaj Egnatias

Spahia: Thellësisht mirënjohës për këtë mbështetje dhe optimizëm që marr nga çdo shtërngim duarsh dhe bisedë me bashkëqytetarët…