Shkodra Post
AktualitetSport

“I thashë presidentit, vitin tjetër Dinamo shkon në Europë”! Sulçe thumbon Imamin: Kështu thatë edhe vjet, do dilnit kampion

Dinamo ka arritur objektivin kryesor duke u ngjitur në Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi Eni Imami ka treguar për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ ndjesitë e para për këtë sukses dhe bisedën që pati me presidentin e klubit.

Imami u shpreh se objektivi i parë që i kishte premtuar presidentit u përmbush, ndërsa tashmë mbetet synimi i radhës, ai i mbërritjes në kupat e Europës.

Por nuk ka munguar as batuta nga prezantuesi i emisionit, Altin Sulçe, që i kujton lojtarit sezonin e kaluar, kur Dinamo pretendonte titullin kampion dhe në fund ra nga kategoria.

Kthimi në Superligë – “Jemi shumë të gëzuar, sepse ka qenë një vit vërtetë shumë i vështirë. Kjo kategori na surprizoi disi, ne të paktën që kishim disa vite që nuk e provonim. Vinim nga Superiorja dhe këtë kategori e mendonim ndryshe. E mendonim disi më të lehtë, por na ka surprizuar me ekipe si Skënderbeu, Korabi Flamurtari”.

E ardhmja – “Unë sot pas ndeshjes kam takuar presidentin, pasi na ftoi për një darkë te prona e vetë, dhe i thashë: ‘Këtë vit ta mbajta premtimin që do të ngjisja në Superiore, vitin tjetër ne do të jemi në Europë”.

Ndërkohë moderatori Altin Sulçe i ka kujtuar premtimet e sezonit të shkuar. “Vitin tjetër në Europë? Kështu thatë edhe vjet, Dinamo kampion…”, ka qenë batuta e gazetarit të njohur, që shkaktoi hilaritet në studio.

Related posts

Orari i klasikes vendoset prej… “Big Brother”-it

Pas sherrit, Luizi nis fushatën për të nxjerrë Efin nga “BBVIP”: Vë bast që ikën të shtunën…

Shkodra i jep lamtumirën e fundit kampionit të boksit shqiptar Viktor Martini, homazhe në hollin e Prefekturës…