Shkodra Post
AktualitetSport

U turpëruan 6-1 nga Newcastle, klubi i Tottenham i kthen tifozëve… paratë e biletave

Tottenham përjetoi një humbje turpëruese, ndoshta nga më turpërueset në historinë e tyre teksa u mposhtën me rezultatin 6-1 në transfertë nga Newcastle fundjavën që lamë pas.

Në 21 minutat e para, miqtë shënuan plot 5 gola duke bërë që stadiumi të boshatiset kokëulur. Tifozët që udhëtuan me kilometra përjetuan një zhgënjim të madh teksa skuadra e tyre mposhtej në mënyrë të turpshme duke dalë thuajse jashtë garës për zonën Champions.

Ditën e sotme, lojtarët kanë kërkuar falje dhe kanë vendosur t’u kthejnë mbrapsht paratë e biletave të shpenzuara.

“Si një skuadër, e kuptojmë frustrimin tuaj, zemërimin tuaj. Nuk ishim mjaftueshëm mirë. E dimë që fjalët nuk janë të mjaftueshme në një situatë të tillë porn a besoni, një humbje si kjo dhemb. Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe jashtë, dhe me këtë në mendje ne do të donim t’ju rimbursonim fansave koston e biletave të ndeshjes në ‘Saint James Park’.

E dimë që kjo nuk ndryshon atë që ndodhi të dielën dhe ne do të japim gjithçka për t’i bërë gjërat drejtë kundër Manchester United, mbrëmjen e së enjtes, përsëri, mbështetja juaj është gjithçka për ne. Së bashku, dhe vetëm së bashku, ne mund të ecim përpara.” – shkruhet në njoftimin e klubit.

Related posts

Lejuan kultivimin e kanabisit Shkodër, ndalohen 13 efektivë, mes tyre edhe zv.drejtori i policisë (EMRAT)…

Banorët e Dukagjinit protestë për ndërtimin e rrugës lidhëse me Shkodrën…

Ndahet nga jeta Eqerem Kruja, me kontribut mbi 35 vjet në arsim, simbol i mësimdhënies në Shkodër e më gjërë…