Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodrës procedon në gjendje të lirë 15 vjeçarin nga Gruda e Re, i cili terrorizonte banorët…

Shkodër/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 2 armë zjarri, pistoletë dhe pushkë.

U kthye në shqetësim për banorët, pasi dyshonin se qarkullonte në fshatin Grudë e Re, me armë zjarri me vete, ndalohet nga Policia, një 15-vjeçar, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky shtetas banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Leksione për futbollin nga Kosova, tifozët pushtojnë rrugët për të pritur në radhë për… një biletë

Policia del me njoftim për aksidentin në Shkodër

Bardh Spahia takim me gratë dhe vajzat e rajonit 3/3: pata mundësinë të shpalos disa prej pikave të programit…