Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Më erdhi me armë në dorë dhe u fut në shtëpi”/ Flet gruaja që u kërcënua nga autori i vrasjes së Petrit Vuksanit…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetasit Petrit Vuksani dy ditë më parë në Shkodër. Autori i dyshuar Lekë Vuksani tashmë i arrestuar nga policia ka dhënë dëshminë për oficerët e policisë ku ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar i vrasjes në bisedën e lirë me efektivët.

Gjithashtu nga burime policore bëhet e ditur se pas vrasjes së 51 vjeçarit Petrit Vuksani, autori i krimit kishte shkuar në një banesë në lagjen “Skëndërbeg” përballë spitaleve dhe nën kërcënimin e armës i kishte kërkuar zonjës së shtëpisë që të mos ta tregojë në polici.Në dëshminë dhënë para uniformave blu gruaja e marrë peng nga Lekë Vuksani është shprehur se 34 vjeçari e njihte mirë zonën se më përpara kishte jetuar në një shtëpi tjetër me qira.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, vetëm njiheshin duke qenë se të dy janë nga Dukagjini.

Related posts

Merret vendimi për heqjen e pikëve të Juventusit

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Katër të arrestuar, mes tyre SHEFJA e grupit, sekuestrohet 6 kg KOKAINË, euro dhe automjete (EMRAT)

Spahia: Thellësisht mirënjohës për këtë mbështetje dhe optimizëm që marr nga çdo shtërngim duarsh dhe bisedë me bashkëqytetarët…