Shkodra Post
AktualitetSport

Finalja AEK-PAOK, shanset e organizimit në Tiranë janë të vogla, në avantazh është…

Mundësia që finalja e Kupës së Greqisë AEK-PAOK ka shumë pak mundësi të luhet në Tiranë edhe pse mediat në vendin tonë dhe ato në Greqi gjatë ditës së sotme e kanë lënë të hapur si hipotezë pasi FSHF ka kthyer përgjigje pozitive.

Sipas “Sportal.gr”, federata helene e vlerëson faktin që Shqipëria po hap dyert për një sfidë të tillë ku rreziku i përplasjes së dy tifozerive është shumë i lartë, por opsioni real është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.

Edhe pse në lojë është Bukureshti gjithashtu, federata greke kërkon me çdo kusht që ta organitojë në një nga dy stadiumet e Beogradit, “Rajko Mitić” ose “Partizan”.

Një vendim shumë i shpejtë do të merret gjatë orëve të ardhshme pasi data është caktuar dhe mbetet 24 maji.

Related posts

Sherr mes adoleshentësh në Shkodër, plagoset 15 vjeçari…

Dy të arrestuar në Shkodër, kapen me lëndë narkotike në makinë…

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…