Shkodra Post
AktualitetSport

Lorenco Vila i Teutës: Të fitojmë katër ndeshjet tona, pastaj do të shohim si do të…

Teuta u rikthye në rrugën e fitores, duke mundur 2- 1 Tiranën, në kuadër të javës së 32-të. Janë edhe katër ndeshje deri në fund për Teutën që mbajnë gjallë shpresat për Europën.

Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, sulmuesi Lorenco Vila, u shpreh i lumtur për golin që u dha fitoren durrsakëve. Sipas tij, skuadra duhet të mendojë të mos gabojë më në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Fitorja ndaj Tiranës erdhi me përmbysje dhe ju qetëson nga fundi i tabelës?

Loja ndoshta nuk pati ritëm shumë të madh, sepse të luajturit edhe në fundjavë e bën të vetën. Kjo vlen për të dyja ekipet, megjithatë ne bëmë detyrën dhe fitorja ishte e merituar.

Skuadra tregoi karakter, pasi e mori fitoren me përmbysje. Diçka e veçantë për Teutën?

Pësuam atë gol në fillimin e pjesës së dytë e më pas duhej me patjetër ta kërkonim golin e barazimit dhe më pas arritëm të fitonim. Edhe pse kundërshtari na krijoi disa raste, pjesa e dytë u menaxhua ashtu si duhet dhe përfitoj nga rasti të përgëzoj të gjithë çunat për këtë fitore.

Vazhdoni të shpresoni për vendin e katërt?

Jemi munduar të përgatitemi si ekip pikërisht për këtë sprintin final të kampionatit. Fatkeqësisht nuk varet gjithçka vetëm prej rezultateve tona, por ne duhet që në çdo ndeshje të shkojmë për fitore. Të fitojmë katër ndeshjet tona, pastaj do të shohim si do të dalin rezultatet e tjera. /panoramasport

Related posts

Malota: Kemi besim që do e kalojmë Vllazninë dhe shkojmë në finale. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është…

Policia e shkodres arreston dy përsona, dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë…

Benet Beci uron mirëmëngjes me pamjet e Moleve të përfunduara në Liqenin e Shkodrës…