Shkodra Post
AktualitetSport

Moviola/ Mungon një penallti për Vllazninë

Java e 30-të e Kategorisë Superiore ka prodhuar disa momente të diskutueshme, me arbitrat që kanë gabuar edhe atëherë kur pamjet filmike i kanë shqyrtuar në monitorin e sistemit VAR.

Dy ndeshjet që krijuan më tepër episode për moviolë ishin Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Bylis. “Panorama Sport” ju sjell rastet e klasikes.

Në klasiken e futbollit shqiptar gjykoi Kreshnik Cjapi, ndërsa në VAR ishin Olsid Ferataj dhe Orges Grabova.

Pati dy raste për moviolë dhe pamjet filmike tregojnë se mungon një penallti për Vllazninë.

35’ Çoba futet në zonë dhe rrëzohet nga Përgjoni në momentin që kërkon të avancojë me topin. Lojtari i Tiranës prek fillimisht këmbën e sulmuesit, e më pas arrin të devijojë edhe topin.

Arbitri Cjapi vijon lojën, ndërsa shkodranët kërkojnë penallti. Pamjet filmike tregojnë se rasti është në limitet e një 11-metërshi, pasi Përgjoni ka goditur këmbën e Çobës më parë dhe duhej akorduar penallti për Vllazninë. Megjithatë, interpretimi i arbitrave nuk ishte i tillë.

72’ Pas një goditjeje dënimi nga e majta e sulmit, topi shkon në anën tjetër, ku Gurishta harkon në zonë dhe ka një protestë për prekje me dorë në zonë nga Hila. Gjyqtari vazhdon lojën. Vendim i drejtë, pasi pamjet tregojnë se dora ka qenë e ngjitur me trupin dhe jo e hapur.

Related posts

Flet trajneri i Vllaznisë pas humbjes së thellë: I kërkoj falje tifozëve, kam mbetur pa fjalë

Benet Beci Në tryezën për zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturën e qytetit dhe gjithë territorit të Bashkisë Shkodër, me arkitektë, inxhinierë, ndërtues…

Vdes gjatë raportimit live të ndeshjes Argjentinë-Holandë gazetari sportiv…