Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Nis faza e dytë e konkursit “Bilbilat”/ Fituesi dhe gjysmëfinalistët bëhen pjesë e korit të festivalit për fëmijë…

Kjo javë nuk ka qenë e zakontë në QKF “Kujtim Alija” pasi ka patur një pjesëmarrje masive të fëmijëve të shkollave të ndryshme të Shkodrës duke qenë se ka nisur faza e dytë e konkursit artistik për talentet në muzikë “Bilbilat”. Faza e dytë e këtij konkursi mendohet të zgjasë rreth 3 javë dhe në qendër do të paraqiten të gjithë fëmijët e talentuar, të përzgjedhur fitues nga faza e parë.Çdo ditë në QKF “Kujtim Alija” paraqiten 5 shkolla me fëmijët e talentuar të cilët po testohen para jurisë në formën “A cappella”.

Edhe këngëtarja dhe njëkohësisht mësuesja e muzikës Leonora Luca shpreh vlerësimin e saj për këta fëmijë dhe shton se ata nuk po ndikohen nga trendet e reja dhe disi të çuditshme të muzikës në kohën e sotme.

Ky do të jetë edicioni i XXVIII i konkursit “Bilbilat” që do ta kenë finalen e tyre në festën e luleve më 6 maj ndërsa fituesi dhe gjysmëfinalistët e konkursit fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e korit të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Related posts

“Kam punuar mbi 20 vjet për shtatoren e Ndre Mjedës”, skulptori: shkodranët dinë përmendësh një tufë me poezi të tij…

VIDEO/ Benet Beci takim me artistë: Ne duam që Shodra të kthehet në një qendër kombëtare të kulturës…

Benet Beci: Është koha me e pa njëri-tjetrin në sy e me thënë: cila është më e mira për Shkodrën….