Shkodra Post
Kulturë

Rama me familjen në karnavalet e Shkodrës…

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij e kanë nisur fundjavën në Shkodër duke zgjedhur të shijojnë ditën e tretë të karnavaleve nga sheshi “Nënë Tereza”.

Të shumtë kanë qenë pjesëmarrësit dhe grupet e aktivizuara, jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Vullnetarët thanë se dhjetra të rinj janë angazhuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

“Këtë vit kemi dashur të përcjellim një mesazh për të mbajtur ambientin pastër.”

“Ky lloj aktivizimi rinor që vjen nga rinia e Shkodrës është maksimale dhe dëshira për të punuar është maksimale dhe besoj se kjo e ka bërë këtë festë kaq madhështore.”

Ndërsa të tjerë pohojnë se kjo festë ka nxitur turizmin kulturor.

“Kanë ardhur shumë fëmijë, familjarë, turistë nga vendet e tjera. Hotelet janë të mbushur që është një shenjë e mirë që Shkodra po kthehet në një qytet festash.”

“Sivjet është diçka krejt ndryshe. Shohim që ka qytetarë edhe nga qytete të tjera si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe ne jemi të kënaqur që t’i mirëpresim ata me shumë dashuri.”

“Ftesa erdhi nga vetë Këshilli i Karnavaleve të Shkodrës dhe me gjithë qejf e kam pranuar ftesën sepse Shkodra është një ndër qytetet më të bukura dhe më të dashura edhe për ne nga Tuzi.”

Të huaj ishin të pranishëm për të shijuar magjinë e karnavaleve të Shkodrës.

“Duket shumë bukur këtu. Kostumet janë të mrekullueshme.”

“Unë jam nga Kanadaja. Erdhëm në Shkodër për karnavalet dhe po më pëlqejnë shumë pasi është diçka e re.”

Gjatë gjithë fundjavës karnavalet në Shkodër krijuan një atmosferë fantastike dhe një spektakël të vërtetë ku morë pjesë shumë personalitete dhe turistë të huaj.

Related posts

Za Fest, festivali që ngjyros me muzikë kalanë Rozafa 

“Shkodra Jazz Festival 2023”, artistë shqiptarë e të huaj gjallërojnë mbrëmjet në qytetin verior…

Myslimani që kujdeset për kishën/ Prej më shumë se një shekulli familja Ibraj kujdeset për kishën e Shën Gjonit…