Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Myslimani që kujdeset për kishën/ Prej më shumë se një shekulli familja Ibraj kujdeset për kishën e Shën Gjonit…

Prej më shumë se një shekulli  anëtarët e familjes Ibraj kujdesen për kishën e Shën Gjonit në fshatin Hysaj në Malësi të Madhe.

Ismet Ibraj me profesion mësues historie tregon për kujdesin që tregon për këtë vend të shenjtë.

Kujdestari i kishës faktin që ai është musliman dhe ruan manastirin që i përket një feje tjetër e quan si diçka  normale.

Ismeti kërkon që institucionet shtetërore të kenë një vëmendje më të madhe ndaj këtij objekti 900 vjeçar  i cili po frekuentohet shumë gjatë kësaj periudhe edhe nga turistët e huaj

Çdo të martë besimtarët e krishterë të zonës së Rrashkullajve ku ndodhet manastiri por edhe fshatra të tjerë shkojnë dhe luten çdo vit përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës. 

Related posts

Rriten tarifat e patentave, por zgjatet vlefshmëria! Kur hyn në fuqi vendimi

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…

Josa: Tirana merr titullin me 99%, Vllaznia rrezikon shumë pasi…