Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Gjobitet kryebashkiaku i Malësisë së Madhe për fushatën e 14 majit…

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të enjten të marrë masë administrative 100 mijë lekë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, për përdorim të burimeve publike në fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare”, Marinaj kishte zhvilluar takim elektoral në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare “Fran Murrizi” në fshatin Pjetërshan.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozoi gjobën në masën 3 mijë lekë për kryebashkiakun socialist dhe drejtorin e shkollës,i cili kishte vënë në dizpozicion ambjentin e shkollës për këtë takin, por KAS vendosi të gjobisë vetëm kryebashkiakun dhe rrëzoi kërkesën për drejtorin e shkollës.

KAS shqyrtoi dhe dy projektvendime të tjera të Komisionerit për masa administrative për veprimtari të ndaluara dhe të paraportuara nga kandidatët socialistë në bashkitë Maliq dhe Kamëz, duke i rrëzuar këto kërkesa për mungesë provash.

Komisionieri kishte propozuar gjobë në masën 3 mijë lekë ndaj kryetarit të bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, për aktivitete publike të ndaluara dhe promovimin e punëve të bashkisë në praninë e përfaqësuesve politikë të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, u rrëzua dhe propozimi për gjobë në masën 3 mijë lekë për një punonjës të bashkisë Kamëz për mosraportim të një aktiviteti publik të kryetarit të bashkisë Rakip Suli, njëkohësisht kandidat në zgjedhjet vendore të majit.

Related posts

Bashkia Shkodër, do të jetë përfituese e investimit që do të ndërmarrë BERZH për ndërtimin e rrugës Muriqan – Lezhë…

Gurishta ‘paralajmëron’ Tiranën: Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve

Prej 54 vitesh Besnik Sahatçija ushtron zanatin e orëndreqësit…