Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

U plagos nga një 21 vjeçare, policia e Shkodrës reagon për ngjarjen në Vau Dejës…

Vau i Dejës/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Related posts

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë…

Shpallen në kërkim 2 vëllezërit nga Trushi goditën me tytën e armës së gjahut 28-vjeçarin nga Melgusha