Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Arrestohet 21 vjeçarja nga Vau Dejes e cila thiri me thikë një natë më parë një të moshuar…

Vau i DejësSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Spahia : Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të fitojmë!…

Prezantohet në Shkodër drejtuesi i ri i Policisë…

Shehi: E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik, ne do marrim…