Shkodra Post
AktualitetHistoriLajmi i Fundit

95 vjet nga dita e shpalljes se Mbreterise Shqiptare. 1 shtator 1928 – 1 shtator 2023…

Asambleja Kushtetuse e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928,vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri. Në 1 shtatorin e vitit 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.

-Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.

– Nalt Madhnia e Tij, Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve, mbajti këtë betim me duart mbi Bibël dhe Kuran:

-“Unë, Zog I, Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh, se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do ti përmbahem Statutit e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë!”

(Hymni Mbretërorë)

Related posts

Spahia: Mirënjohës që frymën e fitores po e përcjellin kudo, të rinjtë e të rejat, kryefamiljarët dhe zonjat e Shkodrës…

“T’i sjellim titullin kampion Shkodrës”, flet Bekim Balaj: Sulmuesi për gola merret, ja pse zgjodha Vllazninë…

Shkoder/ Fituesit e çmimit “Idromeno”. Hapet ekspozita me piktura, fotografi dhe instalacione…