Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Dy shkodranët bënin kerdinë në Durrës duke vjedhur me dhunë, nJëri arrestohet tjetri në kërkim…

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.

Zbardhen 3 raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale, vihet në pranga njëri nga autorët, identifikohet dhe shpallet në kërkim tjetri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e sendeve personale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– P. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.

Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Amnistia Në Burgje, Mbi 600 Përfitues, Kategoritë Që Do Të Lënë Qelitë…

Dëbora në Qarkun Shkodër, ja në cilën bashki paraqitet situatë e rënduar

Në lojë edhe vendi i 4, ndizet gara për një vend në Kupat e Europës