Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Muaji i Fotografisë/ Përkujtohet Shan Pici, fotografi i alpeve shqiptare 

Në kuadër të Muajit të Fotografisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale ka sjellë sot një fotografi të Shan Picit marrë nga fondi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, duke e përkujtuar kësisoj fotografistin nga Shkodra.

Një nga vlerat e fotografisë është edhe promovimi i kulturës sonë, si në këtë shkrepje të Shan Picit, ku janë fiksuar këto gra me xhokën e Mirditës, një nga perlat e veshjeve shqiptare!

Në foton e Shan Picit janë fiksuar disa gra, dy prej të cilave të veshura me xhokën e Mirditës, një nga perlat e veshjeve shqiptare.

Shan Pici vinte nga një familje qytetare shkodrane, filloi që në moshën 9-vjeçare të mësojë sekretet e fotografisë duke punuar si shegert në studion “Marubi”.

Më 1924 u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit Tefë e Ndrekë, hapën studion e tyre “Fotografija Pici” në Fushën e Çelës.

Ai u bë i njohur si fotografi i maleve, pasi ishte autor i shumë peizazheve dhe jetës në Alpet Shqiptare.

Related posts

Benet Beci: Mjedisi në Shkodër do jetë prioritet…(VIDEO)

Benet Beci publikon videon nga emisioni “Debat” në RTSH Shkodra nga Brunilda Dibra…

VIDEO/ Arrestohen ne Vau-Dejës 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike…