Shkodra Post
AktualitetKronikaKulturëLajmi i Fundit

Si sot, më 7 gusht 1993 u nda nga jeta Athanas (Tano) Banushi aktori i njohur i humorit Shkodran…

Arsimimin bazë e kreu në Shkodër ku gjatë luftës ra në kontakt edhe me idetë e majta (partizane) si pjesë e formacioneve kulturore pranë trupave partizane. Pas çlirimit u përfshi në strukturat artistike të qytetit nga ku do të kthehej një nga artistët më të përzemërt të qytetit, jo vetëm të Shkodrës por edhe të gjithë Shqipërisë kryesisht pas daljes së tij në valet e Radio Televizionit Shqipëtar.

Tano siç do t’i thërrisnin të gjithë dashamirësit e tij krahas artit të humorit ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit, instrumentistit ku zëri i tij do të ishte burim i humorit për dëgjuesit e tij në valët e Radio Shkodrës. Me krijimin e estradës profesioniste në rreth Tano do të ishte një nga kuadrot e parë profesionistë në kuadrin e teatrit Migjeni, institucion nga ku doli edhe në pension por që kurrë nuk rreshti së punuari për estradën dhe buzëqeshjen e qytetit të tij.

Publiku Shqiptar do ta kujtoj me nostalgji për rolet e tij të shumta në skenë.

Related posts

Malota paralajmëron Vllazninë për kupën: Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi

Krijohet Njësia Policore Detare për sezon të sigurt veror, Rama: Tragjedia në Himarë të mos përsëritet më…

Besëlidhja basket përgatitet për festë. Lezhjanët në pritje të titullit të parë historik