Shkodra Post
AktualitetSport

Orari i klasikes vendoset prej… “Big Brother”-it

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Një orar disi i çuditshëm, por duke parë që të shtunën zhvillohen edhe “primet” e “Big Brother”-it FSHFja ka vendosur që takimi të luhet në orën 18:00.

Kështu tifozët shkodranë dhe bardheblu kanë mundësi që të ndjekin si sfidën Vllaznia-Tirana, por edhe “Big Brother”-in.

Nga ana tjetër për këtë sfidë, Tirana nuk do të ketë në dispozicion për shkak të dëmtimit Patrikun, i cili ka qenë i pranishëm në “Skënder Halili” me paterica.

Lojtari pritet të kthehet në dhjetor në fushën e blertë. Tirana edhe ndeshjen e fazës së tretë e luajti në Shkodër, ndërsa dy takimet e para të kampionatit i ka luajtur në kryeqytet. /panoramasport

Related posts

Fjala e kadidatit Spahia në takimin elektoral në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, i pranishëm lideri historik i PD z. Sali Berisha…

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Hot të Ri, humb jetën 33 vjeçari…

Zv.trajneri i Laçit: Jemi afër Europës, çelësi i suksesit është…