Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Arrestohet 21 vjeçarja nga Vau Dejes e cila thiri me thikë një natë më parë një të moshuar…

Vau i DejësSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet babai, djali dhe nipi…

Atleti shkodran shkëlqen me dy vende të para në mitingun ndërkombëtar

Aksident në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër…