Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet babai, djali dhe nipi…

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike në Pukë.

Me banim në Nikël të Krujës, babai, djali dhe nipi shkonin në Qafën e Malit, Pukë për të kultivuar bimët në një zonë të pyllëzuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Laku” në pranga ra L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

“Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” njofton policia.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe u dogjën qindra bimë kanabis.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related posts

Shkodër/ Mashtroi duke i shitur dikujt një makinë që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari…

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Katër të arrestuar, mes tyre SHEFJA e grupit, sekuestrohet 6 kg KOKAINË, euro dhe automjete (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ish-dhëndri vret njerëzit e gruas…