Shkodra Post
Kronika

“Tempulli”, bie në prangat e policisë së Shkodres 18 vjeçari…

Shkodër/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës.

Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër.

18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Ndalohen dy shkodranë në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje me të shtënat drejt Top Channel…

Ndahet nga jeta Dr. Skender Rrjolli…

E FUNDIT/ GJKKO cakton masë sigurie për Sali Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit…