Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shpallen në kërkim 2 vëllezërit nga Trushi goditën me tytën e armës së gjahut 28-vjeçarin nga Melgusha

hërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Related posts

RTSH Sport zgjedh ndeshjen e Superiores për të transmetuar sot

Nga Xhevdet Zekaj/ Letër e hapur për Benet Becin! Shkodra ka dy simbole, Kalanë e Rozafës dhe futbollin e femrave…

VIDEO/ Dy shkodranët bënin kerdinë në Durrës duke vjedhur me dhunë, nJëri arrestohet tjetri në kërkim…