Shkodra Post
Ekonomi

“Bie Covidi, dyfishohen lëvizjet”, INSTAT: Rënie të qarkullimit të mallrave përmes detit dhe hekurudhës…

Viti 2022 ka shënuar një dyfishim të lëvizjes së pasagjerëve, kjo edhe për shkak të rënies së shifrave të koronavirusit. Nga ana tjetër lufta në Ukrainë dhe kriza e çmimeve ka sjellë rënie të lëvizjes së mallrave.

Transporti duket se është sinjali i parë për krizën ekonomike të vitit të fundit. Sipas të dhënave të Instat në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të parë sasia e mallrave të shkarkuara në porte ka shkuar në

307 mijë tonë, duke u ulur me 25,3 %. Gjithashtu edhe hekurudhat ranë me 15 për qind ndërsa një rritje të lehtë me katër për qind ka njohur lëvizja me avionë.

Edhe gjashtë mujori nuk paraqitet optimist. Në porte volumi i mallrave të ngarkuar ose shkarkuar ka rënë me 11 për qind, teksa hekurudha ka zbritur në pikiatë me 33 për qind.

Por duket se pas heqjes së masave anticovid, ka më shumë lëvizje të njerëzve. Kështu 103 mijë e 467 pasagjerë kanë lëvizur përmes detit duke u rritur me 2.5 herë. Po ashtu e janë rreth 500 mijë udhëtarë me linjat ajrore me thuajse dyfishim.

E kundërta ndodh me trenat ku kanë lëvizur vetëm 1200 persona me më shumë se përgjysmim

Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare për lëvizjen e mallrave preferohet më shumë rruga tokësore e më tej detare e një pjesë e vogël në hekurudhë

E njëjta situatë duket edhe sa i përket importeve.

Tashmë duket se rënia e perdes së pandemisë ka ritkhyer lëvizjen e njerëzve mes shteteve por nga ana tjetër lufta në Ukrainë dhe kriza e çmimeve ka krijuar ngërç për mallrat.

Related posts

Miratohet projektligji për rritjen e pagave, ministrja e Financave tregon nga do të gjendet fondet…

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet nga sot

Oferta e euros “lumë” para zgjedhjeve, kursi shënon rekord të ri bie poshtë në vlera historike…