Shkodra Post
AktualitetSport

Atleti shkodran shkëlqen me dy vende të para në mitingun ndërkombëtar

Atleti shkodran Franko Burraj ka siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në arën ndërkombëtare teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në një Miting Ndërkombëtar në Bar të Malit të ZI.

Sprinteri shkodran, ka fituar sot në garat e 100 dhe 400 metrave në këtë aktivitet, duke shfaqur një rritje të ndjeshme dhe duke iu afruar kohëve më të mira në historinë e atletikës shqiptare.

Koha 10,65 sekonda që Burraj dhuroi në garën e 100 metrave, ishte e dyta më e mirë në historinë e sprintit shqiptar, vetëm 0,09 sekonda larg rekordit të vendosur 20 vite më parë nga Arben Makaj.

Related posts

Vau Dejes/ PS nis aksionin e mbjelljes së pemëve, Shkreli : Vizioni yne, është gjelbërimi dhe jeta e shëndetshme…

Banka Botërore: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia…

Policia e Shkodrës asgjeson 3491 rrënjë kanabis sativa, në operacion moren pjesë 100 efektiv…