Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Vau Dejes/ PS nis aksionin e mbjelljes së pemëve, Shkreli : Vizioni yne, është gjelbërimi dhe jeta e shëndetshme…

Sot pata kënaqësinë së bashku me Elisën të hap fushatën me mbjelljen e pemëve , simbolin e jetës .

Rrugëtimi ynë drejt fitores së 14 majit, që e kemi një përgjegjësi të përbashkët ndaj Vau Dejës për të mos u kthyer mbrapa , e mos të shkëputemi nga ritmi i punëve të mira, nis sot me mbjelljen e pemëve. Fidanë të rinj në Vau Dejës , për të dëshmuar me paqe dhe vepra modelin tonë ndryshe nga ata që kemi përballë.

Në këto ditë që kemi parpara do t’ju takoj të gjithëve e do të flas me secilin nga ju, për të treguar ku është e mira për Vau Dejsin , ku është perspektiva dhe pse vota e 14 majit duhet të shkojë vetëm te Partia Socialiste.

Në këto katër vite , ne sollëm një model tjetër drejtimi , mbi të gjitha atë të mirëkuptimit , sigurisë dhe paqes . Ne kemi provën e punëve që flasin vetë dhe mbështetjen e Qeverisë pa të cilën edhe po të duam nuk iu japim dot zgjidhje shumë punëve e problemeve . Kush thotë të kundërtën vetëm gënjen

Ndaj sot në këtë ditë simbolike unë ju shtrij dorën , të bashkojmë mendjet dhe zemrat e të bashkëpunojmë të gjithë bashkë , për të mos e kthyer mbrapa Vau Dejësin , Bushatin , Hajmelin , Shllakun,Temalin e Vig Mnelen. Kurrë më mbrapa! Projekti ynë për “Vau Dejën që duam “ është rruga e duhur.

𝗩𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗣𝗘̈𝗥𝗣𝗔𝗥𝗔!

Related posts

Shkodër/ Arrestohet 39 vjeçari për vjedhje me dhunë…

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

Spahia në fshatin Bardhaj: Vota e 14 Majit do të jetë votë për zhvillimin dhe ndryshimin e shumë pritur në Shqipëri…