Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Kujtimi njeriu që peshon shkodranët/ Prej 32 vitesh ai del çdo ditë në pedonale me peshoren e tij…

Çdo ditë ai del me një peshore në një nga rrugët më të populluara të qytetit. Ai është Kujtim Lika dhe në Shkodër është thuajse e pamundur të gjesh dikë që nuk ka ndaluar para peshores së tij ndërsa ka mbi 32 vite që del çdo ditë në rrugët e Shkodrës.Ndonëse për Kujtimin peshorja është një mjet jetese, ai e ka të vështirë t’i shikojë kalimtarët në rrugë thjesht si klientë.

Nuk janë të pakët as turistët që ndalojnë para tij por me këta të fundit e ka disi më të vështirë komunikimin.Peshorja e Kujtimit ngjan e vjetër por ajo është funksionale dhe nuk ka ndërmend ta zëvendësojë me një elektronike.Ditët me shi ndonjëherë bëhen pengesë për punën e përditshme të tij.

Kujtimi ndihet falenderues ndaj të gjithë atyre që ndalen para tij dhe thotë se peshorja i është bërë pjesë e pandarë e jetës.

Related posts

7 përsona u proceduan penalisht nga Policia e Shkodrës për prerje të paligjshme të pyjeve…

PKK Muriqan/ Tentuan të dilnin nga vendi ynë, me sasi lënde narkotike cannabis sativa, me vete, arrestohen 2 shtetas…

Kirurgët e Shkodrës kryejnë ndërhyrje delikate që zgjati 6 orë…