Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Pas sherrit, Luizi nis fushatën për të nxjerrë Efin nga “BBVIP”: Vë bast që ikën të shtunën…

Që pas rihyrjes në “Big Brother VIP” raporti miqësor mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit nuk janë më si më parë. Spektakli i djeshëm u shoqërua me debate të forta mes tyre, ku ndër të tjera Efi është shprehur se është ndjerë tepër e zhgënjyer nga sjellja e këngëtarit, të cilin ajo e konsideronte më parë mik.

Ajo pati gjithashtu dhe një përballje me Kiarën të cilës i tha se po e gënjen sy më sy ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë “ti më ke vrarë”.

Pas mbarimit të spektaklit, Luizi i propozoi banorëve të vendosnin bast që Efi do të largohet nga shtëpia para mbrëmjes të së shtunës. Sipas tij arsyeja që ajo do të largohet është sepse ka prishur marrëdhënien me të.

Pjesë nga biseda:

Luiz: Vë bast që ikën Efi para të shtunën.

Nita: Pse po thua kështu

Luizi: Po kështu është kur prishesh me Kinën. Kush do e vë bastin me mua

Qetsori: Nuk ikën Efi pa spektakël

Luizi: E ikur quhet e ka ndarë mendjen që sot

Kristi: Këta që kanë ardhur nga jashtë kanë hyrë plot mllef

Related posts

Arrestohet në Spanjë një nga pengmarrësit e Jani Prengës, u paraqit si bullgar

VIDEO/ Projekti i parkut Buna/ Kandidati socialist i Shkodrës, Benet Beci: Qytetit do t’i shtohet porti…

“Shkova takova pedagogun”, Noizy zbulon bisedat me Dritan Dajtin: Ai më tregoi si ta ‘zbusja’ Cllevion! Mami me babin tim e trajtuan si fëmijën e vet…