Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Ndarja nga jeta e prf Menduh Dërgutit. Bardh Spahia: Shembulli i tij i thjeshtësisë, urtësisë dhe fisnikërisë do të mbetet udhërrëfyes për shumë breza

Bardh Spahia: Shkodra humbi një intelektual dhe qytetar model si Prof.Menduh Dërguti, një figurë e shquar e arsimit, e jetës akademike dhe publike shqiptare. Së bashku me kolegët e Partisë Demokratike ju bashkuam homazheve në nderim të tij, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të profesorit të ndjerë.

Ai ishte një udhëheqës i qetë por i vendosur, rektori i parë i Universitetit në një periudhë sfiduese për vendin, kur nevojitej vizion, maturi dhe përkushtim i vërtetë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Si pedagog, studiues dhe deputet në vitet e para të demokracisë, ai ka lënë gjurmë të thella në jetën akademike dhe politike të Shqipërisë. Shembulli i tij i thjeshtësisë, urtësisë dhe fisnikërisë do të mbetet udhërrëfyes për shumë breza.

Nder dhe mirënjohje përjetë për Profesor Menduh Dërgutin. Pushoftë në paqe!

Related posts

“Do ta kthejmë Shkodrën në perlën e veriut e të rajonit”, Beci: Albumi i një dite që më bind më shumë se kurrë…

Vau Dejes/ PS nis aksionin e mbjelljes së pemëve, Shkreli : Vizioni yne, është gjelbërimi dhe jeta e shëndetshme…

Benet Beci me banorët e Fermentimit: Atyre i duhet një bashki që punon fort e në krye të saj kryetari që si zot shtëpie…