Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Çfarë po ndodh në kampin e Gjadrit? Përfundojnë në burg 10 emigrantë, izolohen në qelitë e ndërtuara enkas

Tri ditë më parë, njëzet emigrantë që ndodhen në Gjadër të Lezhës protestuan, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe, me pak fjalë, duke shkaktuar kaos.

Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve. Por kjo nuk është e gjitha.

Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz. Ndërkohë, një nga emigrantët të cilit iu anulua urdhri i dëbimit është kthyer tashmë në Itali.

Pas hetimit të kryer, 10 emigrantë janë futur në burg. Izolimin total do ta kryejnë po në Gjadër, me qelitë e ndërtuar enkas për raste të tilla. Ata tashmë mund të takohen vetëm me avokatët e tyre. /BalkanWeb

Related posts

Spahia premton mes artistëve: Rikonstruksioni i plotë i teatrit “Migjeni”, ndërtimi i një rrjeti të ri muzesh…

Njihuni me skuadrën më ‘agresive’ të Superiores

Shkolla “Oso Kuka” në Festivalin Teatror/ Merita Smaja ishte regjizorja që udhëhoqi trupën e këtij gjimnazi…