Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

Kujtimi njeriu që peshon shkodranët/ Prej 32 vitesh ai del çdo ditë në pedonale me peshoren e tij…

Çdo ditë ai del me një peshore në një nga rrugët më të populluara të qytetit. Ai është Kujtim Lika dhe në Shkodër është thuajse e pamundur të gjesh dikë që nuk ka ndaluar para peshores së tij ndërsa ka mbi 32 vite që del çdo ditë në rrugët e Shkodrës.Ndonëse për Kujtimin peshorja është një mjet jetese, ai e ka të vështirë t’i shikojë kalimtarët në rrugë thjesht si klientë.

Nuk janë të pakët as turistët që ndalojnë para tij por me këta të fundit e ka disi më të vështirë komunikimin.Peshorja e Kujtimit ngjan e vjetër por ajo është funksionale dhe nuk ka ndërmend ta zëvendësojë me një elektronike.Ditët me shi ndonjëherë bëhen pengesë për punën e përditshme të tij.

Kujtimi ndihet falenderues ndaj të gjithë atyre që ndalen para tij dhe thotë se peshorja i është bërë pjesë e pandarë e jetës.

Related posts

Hysen Dedja: Ky është kampionati më i dobët në 30 vitet e fundit! Ja pse Vllaznia ka gabuar në merkato

Kristian Shkreli ndan videon, pas 50 vitesh, Laçi i Vau Dejes me ujësjellës të ri…

HYRJA E SHKODRES, PARKU REKREATIV/ BENET BECI BËN PUBLIKE PROJEKTIN…