Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Ish koordinatori i LSI Edmond Ndou merr detyren e koordinatorit të fushatës në PS për 14 Majin…

Te nderuar miq!

Ju bej te ditur se ne mbledhjen e organizuar mbreme nga Partia Socialiste Shkoder jam ngarkuar me detyrën e njerit nga koordinatorit te fushatës elektorale te Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore te 14 majit per Bashkinë Shkodër, se bashku me koordinatoret e ZAZ te qytetit dhe grupin e punes se Partise Socialiste Shkoder! Falenderim i perzemert shkon per te deleguaren e kryesisë ne Qarkun e Shkodres, Ministren e Shtetit znj.Elisa Spiropali, Deputetet z. Agron Çela dhe z.Benet Beci dhe drejtuesve te Partisë Socialiste Shkodër per besimin e treguar ndaj meje!

E konsideroj ketë besim një përgjegjësi shume te madhe, pasi te koordinosh fushatën elektorale te një partie ne Shkodër, siç eshtë Partia Socialiste, qe aspiron fuqishëm kesaj here qe kandidatura e saj te fitoje postin drejtues te Bashkisë Shkodër, kërkon angazhim maksimal dhe vizion për te bere me te mirën e mundshme ne funksion te kesaj fitoreje!

Shkodra e ka te nevojshëm ndryshimin politik njëngjyrësh mbi 30 vjeçar aq sa ka te nevojshëm ajrin e pastër dhe dritën!

Ne bashkërisht, jemi shume te motivuar qe te punojmë pa u lodhur për ketë ndryshim, me te gjithë zgjedhësit ne qytetin e Shkodres dhe ne njësite administrative, nga Velipoja e deri ne Theth!

Do te bëjmë një fushate elektorale fituese, një fushate elektorale dinjitoze ku te shpalosen alternativa te besueshme për qytetaret e Shkodres.

Unë kam bindjen e plote se do te jemi me te bashkuar se kurre ne aleance te plote me qytetaret e Shkodres duke vazhduar nga Thethi ne Velipoje, suksesi eshte i sigurt dhe me afer se kurre!

Fitorja e kandidaturës se Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Shkodër, është para se gjithash fitore e te gjithë qytetareve te Shkodres, pa dallime partiake, pasi ne radhe te pare është një obligim madhor i forumeve drejtuese dhe Qeverise për te bere me te mirën për Shkodrën, për te realizuar për 4 vitet e ardhshme me tepër pune e investime, nga ç’është ndërtuar për 30 vite!

Ju ftoj te bashkoheni me ne, me fituesit dhe garantuesit e realizimit te projekteve madhore për zhvillimin e Shkoder Loces!

Me respekt e mirënjohje për te gjithë!

Edmond Ndou,koordinator i fushatës elektorale te PS për Bashkinë Shkodër!

Related posts

Shkodër/ Mashtroi duke i shitur dikujt një makinë që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari…

Shpallet fituesi i kontratës 2.7 mln euro për Shirokë-Zogaj-Mali i Zi…

“Në Festivalin e RTSH-së, ja ndryshuan titullin e këngës dhe i vënë emrin e nipit të Enverit, në ‘99-ën, një ‘kantautor’ korçar, ja përvetësoi…”! / Historia e trishtë, e autorit të “Lulja e Majit”!