Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kamëz, kamioni përplas për vdekje Olsin, personazhin e njohur të “TikTok”…

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme te vendi i quajtur si “Treshi”, te rrethrotullimi në Kamëz, ku një kamion ka përplasur për vdekje një qytetar.

Mësohet se viktima është një personazh i njohur i rrjeteve sociale, i quajtur Olsi, që shpesh herë del në këtë zonë duke u sjellë si polic.

Siç dallohet nga pamjet, ai është parë i shtrirë në vijat e bardha, ndërsa disa qytetarë janë munduar t’i japin ndihmën e parë.

I njohur si “Shef Olsi”, 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ishte një njeri pozitiv që shpesh miqësohej dhe dhuronte buzëqeshje për shoferët e makinave.

“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Dyshohet se kamioni është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, ndërsa Olsi, emri i vërtetë i të cilit është Oligert Dika, ka ndërruar jetë në spital.

Related posts

Festë në shtëpinë e të moshuarve/ Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar u festua edhe në Shkodër…

“Do të jetë e jashtëzakonshme”, ku do të mbahet finalja e “Big Brother VIP”? Eduart Grishaj zbulon detajet…

Njihuni me skuadrën më ‘agresive’ të Superiores