Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother VIP, shtëpisë së famshme iu bashkuan 3 personazhë të rinj.
Këto hyrje pritet të ndikojnë ndjeshëm në lojën e konkurrentëve që deri më tani kanë thyer rrjetin.
Dy prej tyre, Tan Brahimi dhe Bledi Mani e treguan menjëherë pozicionimin e tyre.
Tan Brahimi, aktori shkodran u prit nga Luizi ku edhe treguan se kanë miqësi nga jashtë, ndërkohë që Bledi u prit nga Dea Mishel me të cilën kanë punuar për një kohë në “E diell”.
Ndërkohë jashtë, publiku thotë fjalën e tij nëpërmjet shifrave.
Aktori Tani Brahimi u fut në “Big Brother” me vetëm 2 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram dhe në këto momente numorën 28 mijë ndjekës.
Pra 22 mijë followers i janë shtuar aktorit në më pak se 24 orë.
Nga ana tjetër gazetari Bledi Mane numëronte 19 mijë followers kur u bë pjesë e shtëpisë së famshme, pikërisht aq sa ka edhe në këto momente, 19 mijë followers.
Por loja e tyre sapo ka nisur, për dy javë banorët e rinj janë imun nga nominimi prandaj gjërat mund të ndryshojnë.