Shkodra Post
KronikaPolitikë

Bardhi bën deklaratën e fortë: Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka thënë se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.Sipas Bardhit, në dosje përshkruhet një person që i ngjan Olsi Ramës dhe që ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët, por nuk është identifikuar nga policia.“Dua të theksoj së faktet që do paraqes janë në dosjen e prokurorisë nuk është denoncim politik. Krahas 9 të arrestuarve , prokuroria në 8 mars 2016 ka proceduar bashkëpunëtorin e paidentifikuar dhe përfshirjen ne aktivitetin kriminal. Pra është janë arrestuar të gjithë përveç një personi. Ky person i paidentifikuar nga policia, një dite para arrestimit te grupit, ka qenë prezent ne bazen e grupit kriminal, bashke me tre drejtues. Ky person përshkruhet si dikush 45 vjeç me flokë të shkurtra, AA653 DM. Olsi Rama ne vitet 2014-2015 ka qene ekzaktësisht 45 vjeç. Olsi Rama sipas provave te TIMS është përdoruesi i automjetit me targa AA 653 DM”, tha Bardhi.“Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin”, shtoi ai më tej.

Bardhi gjithashtu ka zbuluar emrin e një individi, që thotë se ka qenë mik i Olsi Ramës dhe policia nuk e ka përmendur, edhe pse kishte lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë. Bardhi deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifikuar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës.

“Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatës të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës.

Në dosje provohet marrëdhënia e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatës kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifikuar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifikuar. Policia e identifikoi të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifikuar targa”, deklaroi Bardhi.

Nënkryetari i PD tha se Olsi Rama ishte ai që ka nxjerrë jashtë territorit shqiptar, Genci Xhixhën.

“45 minuta pas arrestimeve, makina me të cilin udhëtonte nuk është regjistruar në të dhënat e TIMS duke lënë dyshimin se mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit. Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk ka rastësi kur me detaje e planifikuan transportin nga Kolumbia të drogës dhe laboratorin në Xibrakë.

Makina me targa AA653 DBM nuk është e vetmja makinë që Olsi Rama përdori bashkë me të dhënat e grupit kriminal. Ata përdorën edhe dy automjete të tjera”, tha Bardhi.

Më tej ai bëri thirrje që dosja e Xibrakës të rihapet dhe të hetohet roli që kishte Olsi Rama në laboratorin e drogës.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, tha Bardhi.

Related posts

VIDEO/ Digjet një banesë në lagjen Kiras të Shkodres…

Lejuan kultivimin e kanabisit Shkodër, ndalohen 13 efektivë, mes tyre edhe zv.drejtori i policisë (EMRAT)…

Kristian Shkreli: Bashkë me banorët e Kaçës për t’i dhënë zë çdo ankese, çdo nevoje sado e vogël qoftë ajo!…