Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia takim me edukatorët e kopshteve e çerdheve/ “Arsimi mbetet një shtyllë e fortë e cila do të ketë mbështetjen maksimale të Bashkisë Shkodër”

Arsimi mbetet një shtyllë e fortë e cila do të ketë mbështetjen maksimale të Bashkisë Shkodër. Ky vit ishte një sfidë përsa i përket investimeve që kemi kryer në shkolla, kopshte e çerdhe, duke krijuar kushte bashkëkohore në këto institucione arsimore. Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me edukator/e të kopshteve e çerdheve, ku folëm për këtë qasje të re, por edhe nevojat që kanë për të cilat do të punojmë në vazhdimësi që t’i përmirësojmë.

🔹Eleminimi i ngrohjes me gaz dhe zëvëndësimi me kaldaja dhe sisteme bashkëkohore.

🔹Rritje të numrit të kopshteve që ofrojnë shërbimin e drekës.

🔹Investime për eficiencë energjitike të ndërtesave dhe vendosja e paneleve diellore per kopshtet.

🔹Edukator shtesë për fëmijët PAK dhe përjashtimi nga tarifat e frekuentimit të kopshtit për këto fëmijë.Janë këto ndryshime që i kemi nisur dhe do t’i shtrijmë në të gjitha këto institucione. Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë dhe e ardhmja ju përket atyre.

Related posts

Shërbimi i kadastrës në Shkodër problematik/ Qytetarët të pa shpresë për marrjen e shërbimeve…

Shkoder/ Policia Bashkiake bllokon 7 mjete të modifikuara…

A e dini se, përpara krijimit të Shoqërisë “Vllaznia” në Shkodër u krijua Shoqëria “Një tubë djelmni shkodrane”?