Shkodra Post
Sport

Balaj drejt “Këpucës së Artë”/ Kapiteni: Më e rëndësishme është skuadra, luftojmë për vendin e dytë…

Goli i shënuar me penallti ndaj Partizanit për javën e 21-të të Abissnet Superiore, ishte i 11-ti për kapitenin e Vllaznisë , Bekim Balaj. Me këtë kuotë, ai kryeson listën e golashënuesve më të mirë të Superiores duke iu drejtuar fitimit të “Këpucës së Artë”.

Ndërkohë, duke folur për ballafaqimin me Partizanin, ndërsa vlerëson kundërshtarin që kishin përballë, një pikë nuk është se lë shije të keqe në fund.

Barazimi me Partizanin ishte një ndalesë për Vllazninë pas 6 fitoreve radhazi, por Balaj shpreson rikthimin tek fitorja në ndeshjen e ardhshme me Laçin.

E rëndësishme për Balajn, është rritja e skuadrës nga java në javë, duke pasur objektiv që deri në fazën finale, Vllaznia të jetë e dyta në renditje.

Related posts

Shehi: E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik, ne do marrim…

Malota: Kemi besim që do e kalojmë Vllazninë dhe shkojmë në finale. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është…

Trajneri i Vllaznisë pas barazimit me Egnatian: Nuk kam ankesa ndaj lojtarëve. Për momentin jam…