Shkodra Post
Kronika

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç / Humb jetën një i moshuar, plagosen rëndë tre të tjerë

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Zija Cufaj, rreth 70 vjeç, me një kamion.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Cufaj . dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai.

Njëri nga pasagjerët, shtetasi Isa Docaj 80 vjeç ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten, pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç.

Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhyri policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.

Related posts

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën…

Shkodër/ Vijon operacioni “Fijet”, çmontohen edhe 10 kamera të tjera, procedohen penalisht dy përsona…

Gjueti e paligjshme në liqenin e Shkodres, policia procedon penalisht dy përsona