Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Lezhës arreston 41 vjeçari nga Shkodra, i drejtori pistoletën efektivëve…

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neuralizimi”.

Iu drejtoi pistoletën punonjësve të Policisë, që të shmangte arrestimin, pasi e ndaluan për kontroll, teksa lëvizte me automjet, neutralizohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

Pas testit të alkoolit, 41-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve të shtuara gjatë natës, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, në mesnatë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi Luan Zabata, i cili ka krijuar dyshime tek punonjësit e Policisë, nga përgjigjet dhe sjellja e tij. Për këtë shkak, është informuar se do t’i kryheshin kontrolle fizike dhe kontrolle në automjet, si dhe testi i alkoolit. Në atë moment, ky shtetas ka kundërshtuar kryerjen e veprimeve procedurale duke nxjerrë një armë zjarri që mbante me vete dhe ua ka drejtuar punonjësve të Policisë, me qëllim që të largohej dhe të shmangte arrestimin.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, ka bërë të mundur neutralizimin e menjëhershëm të shtetasit Luan Zabata, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole, e gatshme për qitje, që mbahej pa leje nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Luan Zabata, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Të shtëna me armë në lagjen Xhabiej në Shkodër…

Kastrioti mund Kukësin dhe vijon të shpresojë te mbijetesa

Kush janë dy deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend nga qarku i Shkodrës, Ilir Beqaj refuzon mandatin…