Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Portieri turk gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmeteve në Turqi…

Disa tërmete të fuqishme që goditën këtë të diel Turqinë, lanë të vdekur më shumë se 1300 njerëz, sipas raportimeve të fundit.

Me mijëra raportohet se gjithashtu janë të lënduar, e shumë tjerë të zhdukur.

Në mesin e të vdekurve është edhe portieri, Ahmet Eyup Turkaslan, i cili u gjet i vdekur nën rrënoja, transmeton Gazeta Express.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmuar nga trajneri, Yalmaz Vural.

“Ua dhashë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan, ishte atje. Gruaja e tij u shpëtua. Jam i shkatërruar”. tha ai.

28-vjeçari ishte portier i Yeni Malatyaspor. Ai në mëngjes ishte raportuar si i zhdukur, pasi ndërtesa ku jetonte u shemb.

Turkslan regjistroi 94 paraqitje në total si futbollist profesionist. 

Related posts

“Çmendet” Real Madrid, ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin

I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani…

Spahia: Entuziasmi dhe mbështetja e treguar nga banorët e Oblikës, Obotit dhe çdo fshati të njësisë administrative Ana e Malit…