Shkodra Post
AktualitetSport

Zv.trajneri i Laçit: Jemi afër Europës, çelësi i suksesit është…

Laçi nuk e ndal hapin teksa rrëmben një tjetër fitore ku mposhti Bylisin 0-2 në transfertë dhe hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt Europës teksa mban vendin e 3-të me 43 pikë, 1 më shumë se Vllaznia dhe Egnatia që do të luajnë përballë njëra-tjetrës nesër.

Pas ndeshjes, zv.trajneri Klevis Hima foli për Oversport.

“Mënyra sesi konkretizuam ndeshjen ishte e atillë që të prisnim momentet për goditje duke marrë parasysh se Bylisi donte me çdo kusht 3 pikë dhe do të bënte gabime prapa. Tentuan dhe shënuam. Mazrekaj është në formë jo të mirë pasi ka pasur një dëmtim.

Dihen cilësite e tij, sapo u fut dha 2 asiste. Më bëhet qejfi që ekipi fiton edhe kur ka lojtarë si Mazrekaj e Shkurtaj në stol. Nuk ndihemi inferior.

Shkurtaj u dëmtua në stërvitje dhe nuk udhëtoi fare me ekipin por do të rikthehet ndeshjen tjetër. Këto lojtarë janë por me ardhjen e profesor Nicës, dihet që sa herë ka drejtuar Laçin ka marrë rezultate të mira. Me qetësinë që ka si trajner, e njeh mirë kampionatin.

Duhet ta falenderojmë të gjithë. Çelësi i suksesit ky është. Sot ishte një hap i sigurtë drejt Europës, kemi edhe 5 hapa të tjerë dhe besoj se jemi shumë afër.”

Related posts

Bardh Spahia shikon nga afer ecurine e punive per rehabilitimin e sheshit para teatrit “Migjeni”…

Shkoder/ Policia procedon penalisht 4 te mitur, benin kerdine ne vjedhje….

Gjendet një përson i dekompozuar brenda një banese në Shkodër…