Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

FSHF zbardh axhendën e Superiores deri në fund të sezonit

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë të këtij fund sezoni, përfshi këtu edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Ajo që bie në sy është fakti që zgjedhjet lokale të cilët do të mbahen më 14 maj kanë spostuar edhe derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, sfidë që ishte në program për tu zhvilluar në këtë datë. Në axhenden e re, kjo sfidë dhe e gjithë java e 33-të do të luhen më 17 maj.

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet për javët e mbetura të kampionatit ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj, ndërsa në datën 10 maj do të luhen dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30 ndërsa derbi Tirana-Partizani do të startojë në orën 18:30.

Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Related posts

Që nga mëngjesi pa ujë, vjen reagimi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër..

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…

Aksident me pasje vdekjen ne Koplik…