Shkodra Post
Politikë

Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët…

Gjykata Kushtetuese ka miratuar këtë të hënë (29 janar) marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë në lidhje me emigrantët. 30 deputetë të opozitës iu drejtuan kësaj gjykate me kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen, duke pretenduar se është anti-Kushtetuese, por në vendimin e saj, Gjykata shprehet se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Numri maksimal i refugjatëve që do të qëndrojnë në të njëjtën kohë në kamp, nuk do të jetë më shumë se 3 mijë.

Afati i marrëveshjes është 5 vjeçar me të drejtë rinovimi edhe për 5 vjet të tjera. Sipas kësaj marrëveshje, të gjitha strukturat pritëse në Shëngjin dhe ato akomoduese në Gjadër, do të ndërtohen me fondet e palës italiane. Kjo përfshin edhe të gjitha shpenzimet shëndetësore edhe çdo harxhim tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë autoriteteve shqiptare.

Related posts

Bashkia Shkodër i përgjigjet Erion Velisë me një deklaratë për shtyp…

Spahia në rajonin nr. 3: programi ynë është alternativa e duhur dhe e vetmja për Shkodrën…

Ish koordinatori i LSI Edmond Ndou merr detyren e koordinatorit të fushatës në PS për 14 Majin…