Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vau Dejes/ Sherr mes të rinjve, shpallet në kërkim 28-vjeçari që mori armën me vete…

Shpallet në kërkim për armëmbajtje pa leje, shtetasi M. P., dhe punohet për kapjen e tij.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik.

Pas një konflikti të çastit për parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç, shtetasi M. P. është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, shtetasi M. P. ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Çoba: Ndaj Kastriotit ndikoi shumë kartoni i kuq, fokusi ynë tani është te…

Kristian Shkreli: Naraçi do jetë në vëmëndjen e Bashkisë gjithmonë!…

M.Madhe/ Kapen 27 sera të mbledhura me Kanabis, arrestohet një përson…